Connect with us

Bota

Kongo, tentativat për arratisje nga burgu lënë pas mbi 100 të vdekur

Të paktën 129 persona janë janë vrarë gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga burgu qendror “Malaka” në kryeqytetin Kinshasa të Kongos. Kështu njoftoi qeveria e Republikës Demokratike të Kongos, duke shtuar se situata tani është nën kontroll.Ministri i Brendshëm, Shabani Lukoo, ka njoftuar në Twitter se depoja e ushqimit, spitali dhe zyrat administrative janë përfshirë nga zjarri e se 59 persona janë lënduar.“Përpjekja masive e arratisë në burgun qendror ‘Makala’ rezultoi në humbje të jetëve dhe dëme të mëdha materiale”, ka thënë Lukoo.Më herët, një zyrtar i burgut ka thënë se asnjë i burgosur nuk ka arritur të arratisej, duke shtuar se kush është përpjekur është vrarë.Qeveria ishte duke e hetuar incidentin. Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së dielës. Të burgosurit i kanë thënë Reutersit se kishin dëgjuar të shtëna të shumta të armëve dhe zërin e të burgosurve jashtë.

Advertisement