Politike
Kongresi Botëror i Ligjit në Shqipëri, Rama: Dikur ishim si Koreja e Veriut
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/rama-scaled.jpg)
Kryeministri Edi Rama tha nga Madridi se mbajtja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri tregon se vendi ynë ka dhënë një sinjal të fortë besimi për përpjekjet për të reformuar drejtësinë.
Kryeministri tha se vendi ynë dikur ishte i izoluar si Koreja e Veriut, por ka përparuar shumë. Më tej, Rama deklaroi se Shqipëria pretendon të marrë Kupën e Botës në mikpritje.
“Sigurisht, na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE, ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë. Po, jam shumë mirënjohjes Havier dhe udhëheqjes së tij që jo vetëm erdhën por po kështu panë dhe mblodhi të gjitha informacionet objektive rreth reformës tonë shumë sfiduese por deri më tani mjaft të duartrokitur.
Jam i hapur për pyetje por më duhet të them se fakti që Shqipëria do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Po kështu, ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë por përmes partneriteve dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë të shkuarën më të keqe. Kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe të garantuar që shteti i së drejtës të jetë një mënyrë jetese.
Do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave. Mund të jemi pas në shumë gjëra por pretendojmë Kupën e Botës në mikpritje. Jemi të pamohueshëm në mikpritje dhe duhet ta tregojmë këtë. Në 2027-ën do të presim një seri evenimentesh, të cilat do të ishin të paimagjinueshme jo 50 vite më parë, por edhe pak vite më parë. Në 2027, Shqipëria nuk do të jetë mikpritëse jo vetëm e Kongresit Botëror të drejtësisë, por edhe e Samitit të NATO-s, po kështu edhe e finaleve Europiane nën moshën 21 vjeç në futboll. Këto janë gjëra të jashtëzakonshme që po ndodhin falë punës që kemi bërë. Duhet të kemi parasysh që nuk ishte 100 vite më parë. Ishim krejtësisht të izoluar dhe ishim Koreja e Veriut e Europës. Pretendonim se ishim vendi i vetëm i vërtet dhe i mirëfilltë komunist. Vitin e kaluar e mbyllëm me 12 milionë vizitorë”, tha Rama.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)