Connect with us

Politike

Kongresi i PPE/ Berisha takon kryeministrin kroat Plenković, zbulohen detaje nga biseda mes tyre

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Në takim morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, si dhe Ministrja e Kulturës dhe Medias, Nina Obuljen Koržinek.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat që përballet vendi nën regjimin aktual dhe zgjedhjet vendore të 11 majit.

Kryeministri kroat Plenković shprehu mbështetjen e tij për proceset demokratike në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Palët theksuan nevojën për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushat e diplomacisë, kulturës dhe integrimit evropian. Ata riafirmuan angazhimin për të avancuar interesat e përbashkëta dhe për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.

Advertisement