Kronike
Konispol/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 35 vjeçarja, plagoset bashkëshorti
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Sarande – Qafë Botë në afërsi të Konispolit. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 35-vjeçare, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë dalja e mjetit nda rruga, ndërsa viktima është identifikuar si Adriana Prendi 35 vjeç.
Mësohet se të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë se viktima martonte vëllanë dhe sot do të largoheshin për Greqi, ku banojnë dhe punojnë.
Dy të aksidentuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe shoferi i mjetit, Gëzim Prendi. Ky u fundit është edhe bashkëshorti i viktimës.
Nuk ka ende detaje të tjera për ngjarjen.
Lajm ne përditësim…