Connect with us

Kosova

Konjufca sfidon Vuçiçin: Nuk frikësohemi nga ti

Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca deklaroi se kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk i bëjnë përshtypje. Ai theksoi se në veri të vendit janë prezente institucionet e sigurisë, për çka tha se nuk shqetësohen dhe frikësohen nga kërcënime e tij.

Para mediave, Konjufca theksoi se pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet, po të mos ishte LVV, veriu do të përfundonte në negociata. Ai foli edhe për aktakuzën për Banjskën, për çka u shpreh se ka “goditur në shenjë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk i bëjnë përshtypje.

Pas bojkotit të serbëve nga institucionet vendore, Konjufca shtoi se Kosova ka qenë para dy opsioneve.

I pyetur se a pranon Kosova që në takimet në Bruksel të diskutohet për veriun, Konjufca tha se dialogu ka vdekur për këtë vit.

Sa i përket aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, kryeparlamentari Konjufca tha se nuk duhet të ketë vonesa, ashtu siç shtoi ai, që ka ndodhur me përpilimin e kësaj aktakuze.

Advertisement