Connect with us

Kosova

KONSENSUSI I HESHTUR/ Askush në Kosovë, pushtet e opozitë, nuk do ta formojë asociacionin

Politologu Ognjen Gogiq tha se kushdo që do ta formojë qeverinë e ardhshme të Kosovës, është joreale të pritet që edhe ata të marrin pjesë në formimin e Bashkimit të Komunave Serbe dhe se ky është një “konsensus i heshtur” i të gjitha partive shqiptare, për të cilin “flet vetëm lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti”.

Sipas tij, të gjitha partitë shqiptare formimin e asociaconit e lidhin ekskluzivisht me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Kështu mendojnë të gjithë dhe vetëm se Albin Kurti e deklaron me zë të lartë. Opozita tani rri ne heshtje, sepse te gjitha partite atje derisa ishin ne pushtet patën mundësinë qe të hidhnin hapa konkretë drejt formimit të Komunitetit, por nuk e bënë këtë gje. Tani ka bërë zhurmë vetëm Kurti”, saktësoi Gogic, I cili ne rastin më të mirë, pret që, nëse qeveria e re e Kosovës formohet nga partitë opozitare, ato “do të ndërmarrin disa hapa simbolikë për të qetësuar Perëndimin”.

“Komunat në veri të Kosovës janë në gjendje të tillë që nuk është e mundur të formohet Komuniteti. Derisa nuk zgjidhen kuvendet e reja lokale që do të kishin përfaqësim serb, është e kotë të flitet sot për formimin e asociaconit. Por duhet të kemi parasysh se nëse opozita do ta merrte pushtetin, do të kishte në opozitë një Albin Kurti të fuqishëm që do ta bllokonte dhe askush nuk do të guxonte me një Vetëvendosje kaq të fortë të formonte asociacionin” – theksoi Gogic, I cili duke komentuar pritshmerite e përfaqësuesve të administratës evropiane se qeveria e re e Prishtinës do duhet t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj Brukselit, që përfshijnë formimin e asociacionit, tha se partitë kryesore opozitare janë shumë të kujdesshme ndaj impulseve nga Perëndimi”.

“Më afër kërkesave të Perëndimit në fushatën zgjedhore eshte Ramush Haradinaj, i cili pati deklaruar se menjëherë pas marrjes së pushtetit do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft Statutin e asociacionit” – theksoi analisti Gogic

Advertisement