Connect with us

Kosova

Konsum politik apo heqje dorë nga BE-ja/ Deklarata e Vuçiç

Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka ngecur ne vend dhe krahas kësaj, në pikëpyetje është vënë edhe gatishmëria për integrim e shtetit serb në Bashkimin Evropian.

Sipas Aleksandër Vuçiç, shkak për këtë është refuzimi i zbatimit të të gjitha pikave të marrëveshjeve, të arritura së fundmi me Kosovën.

Sipas politologut Fidan Ukaj, deklarata eshte më shumë kërcënim ndaj BE-së, sesa realitet që mund të ndodhë.

“Është më shumë një paralajmërim drejt BE-së, e jo që mund të ndodhë në të vërtetë. Mos të harrojmë fondet e BE-së që ndahen për Serbinë janë shumë të rëndësishme, për të mos thënë jetike për ekonominë e Serbisë. Ndalja e rrugës së Serbisë për antarësim në BE, sigurisht që do të ketë një kundërpërgjigjje duke i ndalur këto fonde” – theksoi Ukaj.

Advertisement