Lifestyle
Konsumimi i mishit të kuq rrit shanset e vdekjes së parakohshme
Konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar e rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme – paralajmërojnë ekspertët.
E dimë se askujt nuk i pëlqen t’u themi se ushqimet e preferuara mund t’iu shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse, por kjo duhet të bëhet.
Një studim i ri ka këshilluar ta zëvendësoni mishin e kuq dhe të përpunuar me peshk, vezë dhe pulë pa yndyrë.
Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën “British Medical Journal”, ka ekzaminuar shprehitë e ushqimit të më shumë se 81,000 amerikanëve.
Pas eksperimenteve të ndryshme, rezultatet kanë treguar se ata që e rrisin sasinë e mishit të kuq dhe të përpunuar që e konsumojnë kanë rrezik më të lartë të vdesin nga shkaktarët e ndryshëm.
Vetëm rreziku i mishit të përpunuar rritet për 13%.
Në anën tjetër, ata të cilët e shmangin mishin e kuq dhe të përpunuar për të konsumuar proteina më të shëndetshme, siç janë ato të vezëve, pulës dhe peshkut, jetojnë më gjatë.