Aktualitet
‘Konsumonte drogë…’/ Burri e dogji të gjallë, Melisa Trëndafili zbardh detajet tronditëse
Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, ka rrëfyer se Bledar Trëndafili kishte shkuar në spital disa herë i maskuar për ta takuar.
Madje ai e telefonte duke e kërcënuar atë edhe familjen e saj. Në një program televiziv, ajo rrëfeu se 45-vjeçari konsumonte drogë dhe merrte borxhe për të blerë lëndën narkotike, ç’ka solli edhe fundin e martesës së tyre.
Melisa Trëndafili: “Kam qenë 100 herë në spital por kam qenë i maskuar si prift, maskime të ndryshme. Por tha që kishte polic dhe nuk hyra. Në telefonatën e fundit më shau me fjalë banale, më tha ti me gjithë familjen do e shikoni se çfarë do t’ju bëj. Kishim 10 vite të martuar. Kur ishte mirë ishte i sjellshëm, i dashur dhe me fëmijët, por problemi ishte konsumimi i drogës.
E kam mësuar që në fillim, por më kërkonte falje dhe e linte. E fillonim nga zero. Na ndihmonte familja e tij, të hapnim biznes, nuk kishim lidhje me Eltonin.
Kam respekt për ata. Jemi ndarë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Kam qenë e ngarkuar mendoja mbase ndryshon dhe e fal prap.
Po mendoja për fëmijët, mbase ndryshon. Kur e pashë që nuk po ndryshonte, prap s’doja të bëja veprim të nxituar.
Ai kishte marrë shumë borxhe për konsumimin e drogës, më kishin marrë karriget e lokalit tim, më iku truri nuk po e besoja. I thashë nuk mundem më të të fal, sepse ti nuk po ndryshon. Aty vendosa që nuk bashkohem më me të.