Kronike
Kontrolle në katër prona, dy shqiptarë arrestohen me kokainë
Një sasi prej rreth 3 kg kokainë u sekuestrua gjatë një operacioni të Guardia di Finanza e Perugias. Me urdhër nga Prokuroria dhe si pjesë e një procedimi penal për krime që lidhen me transferimin të sendeve me vlerë dhe tregtimin e drogës, efektivët kontrolluan katër prona në komunat Perugia dhe Bastia Umbra.
Gjatë kontrolleve u zbuluan tre pako kokainë të pastër, me peshë totale mbi 3 kg. Droga, e fshehur me zgjuarsi, do të dyfishonte sasinë pas “prerjes” .
111 gramë të tjera kokainë ishin tashmë gati për t’u hedhur në treg. Përveç kokainës, u gjetën rreth 1.3 kg lëndë prerëse, e nevojshme për paketimin e dozave individuale dhe rreth 2000 euro, që mendohet se janë produkte të trafikut të paligjshëm.
Fazat e hetimit, të cilat dokumentuan episode të shumta të shpërndarjes së drogës, panë përdorimin e teknologjive të avancuara të përgjimit të telefonit dhe mjedisit, si dhe lokalizimin satelitor. Këto veprime hetimore bënë të mundur zbulimin në zonën e Perugias, të një grupi kriminal të përbërë nga individë shqiptarë dhe italianë, të aftë për të tregtuar sasi të mëdha lëndësh narkotike.
Pas kontrolleve, efektivët arrestuan në flagrancë dy subjekte, të dy me origjinë shqiptare, të cilëve u gjetën në posedim sasitë e mësipërme të lëndës narkotike. Ky operacion paraqet një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër trafikut të drogës në rajon, vlerësojnë mediat italiane.