Connect with us

Bota

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë, Kim Jong Un e vëzhgon atë nga një anije luftarake

Kim Jong Un vështroi lëshimin e raketave strategjike të lundrimit nga një anije luftarake si pjesë e një stërvitje ushtarake të Koresë së Veriut, shkruajnë mediat e huaja. 

Lëshimi i raketës vjen ndërsa ushtritë e SHBA dhe Koresë së Jugut filluan stërvitjet e mëdha vjetore që Veriu i sheh si një provë për pushtim.

Sipas analistëve raketa e lëshuar ka aftësinë të godasë objektivat tokësore në një distancë prej më shumë se 1000 kilometrash. Anija nga e cila u nis duket të jetë një korvetë e krijuar për të kufizuar zbulimin e radarëve. Kim tha se do të forconte përpjekjet për të ndërtuar anije luftarake të fuqishme dhe për të modernizuar sistemet e armëve në anije dhe nënujore për marinën e Veriut.

Advertisement