Kosova
Kori i Perëndimit dënon veprimet e Kurtit në veri, të pakordinuara dhe përshkallëzuese
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës deklaroi nëpërmjet një postimi në platformën “X” se është e shqetësuar për mbylljen nga Policia e Kosovës të gjashtë filialeve të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, duke vlerësuar ndër të tjera se “veprimet e pakoordinuara” mund t’i “përshkallëzojnë tensionet” ekzistuese.
“Jemi të shqetësuar se veprimet e policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së dinarit në Kosovë” – theksoi ambasada britanike, dhe kërkoi nga autoritetet kosovare të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog nën kujdesin e Bashkimit Evropian.
Policia e Kosovës në një komunikatë mbi aksionin e zhvilluar të hënën në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë, njoftoi se është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave, përkatësisht rreth 1 milion e 600 mijë euro dhe 74 milionë e 700 mijë dinarë në funksion të “vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë” në këtë zonë.
“Kosova I dha prioritet veprimeve te njëanshme dhe përshkallëzuese perpara bashkëpunimit dhe dëmtoi përpjekjet për arritjen e normalizimit” – me keto fjale ka reaguar Bashkimi Evropian deklaroi nëpërmjet një komunikate për shtyp ku shprehet se është i shqetësuar për mbylljen nga Policia e Kosovës të gjashtë filialeve të “Bankës Kursimore të Postës” të Serbisë në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, duke shtuar se aksioni i fundit dëshmoi se autoritet kosovare zgjodhën veprimet e njëanshme para bashkëpunimit me aleatët.
“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren” – deklaroi në një komunikatë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke vlerësuar ndër të tjera se “veprimet e pakoordinuara” mund t’i “përshkallëzojnë tensionet” ekzistuese.
Edhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, kanë thënë se i ka përcjellë me “shqetësim” veprimet e autoriteteve kosovare në Veri të vendit, pas mbylljes nga Policia e Kosovës të gjashtë degëve të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në Veri.