Bota

Koronavirusi në Itali, mbi 32 mijë të infektuar dhe 331 të vdekur 24 orët e fundit

Koronavirusi në Itali, mbi 32 mijë të infektuar dhe 331 të

Në Itali, situata vijon të jetë e rëndë si pasojë e koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë realizuar 191,144 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 32,616 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 331 persona, duke shënuar rënie krahasuar me të shtunën, ku humbën jetën 425 persona. Lajmi i keq vjen nga spitalet, pasi numri i personave në terapi intensive është rritur me 115 pacientë.

Pjesa më e madhe e Italisë është futur në izolim, përfshirë rajonin verior të Lombardisë, me popullsi të dendur. Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona: të kuqe për rrezikshmëri të lartë, më pas portokalli dhe të verdha. Në këto zona të kuqe, qytetarët nuk lejohen të dalin nga banesat, përveç për të shkuar në punë, arsye apo emergjenca shëndetësore.

gsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version