Connect with us

Rajon

Korriku dhe gushti me ngjarje të mëdha/ Vuçiç shpreson te Jim O’Brien

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një intervistë televizive ka folur për zhvillimet në Kosovë. Vëmendje të madhe ai i ka kushtuar raporteve me amerikanët, duke mos i kursyer komplimentat për ta, teksa dhe i qauajtur persona shumë inteligjent.
Vuçiç më së shumti është ndalur te Jim O’Brien i cili është propozuar nga Presidenti Biden për pozitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europën dhe Eurazinë.
Presidenti serb ka thënë se edhe pse të gjithë po presin zgjedhjet në SHBA, për Serbinë është me rëndësi ajo çfarë do të ndodhë në Korrik dhe Gusht.
“Jim O’Brien thuhet se është krijuesi i marrëveshjes së Daytonit, por dhe se është një person që di të dëgjojë. Ai i shikon të gjitha, i dëgjon dhe i kupton të gjitha ” – ka theksuar Vuçiç, duke shpresuar në interesin e tij për Serbinë në procesin e dialogut me Kosoven.

Advertisement