Connect with us

Politike

Korrupsioni/ Transparency International: Të dënohen zyrtarë të korruptuar në nivele të larta

Lidija Prokic, Koordinatore Rajonale për Europën Lindore dhe Jug-Lindore e Transparency International, thotë për DW se Shqipëria ka mbetur prej vitesh në stanjacion lidhur me përparimin në luftën kundër korrupsionit.

DW: Znj. Prokic, në raportin më të fundit mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2022, Shqipëria rritet vetëm me një pikë në renditje. A e konsideroni këtë pikë, si përmirësim?

Lidija Prokic: Nga 13 burime të dhënash, pikët e CPI-së mund të luhaten lehtë nga viti në vit, si pasojë e ndryshimeve të vogla të këtyre burimeve, të cilat ne nuk i konsiderojmë statistikisht të rëndësishme. Rezultati i Shqipërisë ka mbetur në stanjacion që nga viti 2018, duke shënuar 35 ose 36 pikë, prandaj ne nuk mund ta konsiderojmë këtë një përmirësim të dukshëm. Ky rezultat mbetet poshtë mesatares botërore të 43 pikëve, madje edhe nën rezultatin minimal të një shteti anëtar të Bashkimit Europian, minimum i cili është në kuotën e 42 pikëve. Kjo tregon që duhet bërë një punë domethënëse në luftën kundër korrupsionit.

DW: Nëse analizoni dekadën e fundit, si paraqitet situata për Shqipërinë? Ka pasur ndonjë pikë pozitive kthese, është një fazë stanjacioni që po zgjat shumë apo nuk ka asnjë përmirësim?

Lidija Prokic: Indeksi i Perpectimit të Korrupsionit për Shqipërinë ka shënuar rezultatet më të larta në vitin 2016-2017, kur vendi pati përmirësime domethënëse në demokraci dhe mbështetjen në zbatimin e ligjit. Megjithatë, që nga ajo kohë vërehet stanjacion. Shqipëria ka përparuar përsa i përket reformës në gjyqësor (vettingut) dhe forcimit të Strukturës së Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por këto arritje janë lënë në hije nga kufizimi i hapësirës qytetare. Qeveria ka forcuar kontrollet mbi median, përfshirë fushata baltosjeje dhe intimidimi, dhe ka bllokuar të dhënat publike dhe llogaridhënien mbi vendimmarrjet, duke u lejuar institucioneve publike që të krijojnë baza të reja ligjore për refuzimin e ndarjes së informacionit.

DW: Lufta kundër korrupsionit është një nga kriteret kyçe që duhet të forcohet nga qeveria shqiptare, në rrugën drejt anëtarësimit në BE. A tregon raporti juaj më i fundit që nuk po bëhet përparim i mjaftueshëm në këtë drejtim?

Lidija Prokic: Edhe pse Shqipëria është angazhuar për të luftuar korrupsionin në sektorin publik në kuadër të reformave për anëtarësimin në BE, vendi nuk ka bërë sa duhet dhe prej shumë vitesh ka mbetur në stanjacion. Ne mund të themi se rezultatet tona përputhen me vlerësimin e Bashkimit Europian se në Shqipëri “korrupsioni mbetet një shqetësim serioz”.

DW: Procesi që përmendët më sipër, ai i vettingut, po vijon që prej vitit 2016, në përpjekjen për të ndrequr sistemin e korruptuar gjyqësor. Si e vlerësoni situatën?

Lidija Prokiç: Procesi i vettingut po merr kohë por ka pasur rezultate pozitive. Në fakt, përqindja e lartë e përjashtimeve ose dorëzimi i mandateve nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve është tregues se ky proces po vërteton nivelet e larta të korrupsionit në gjyqësor. Me bërjen sërish funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe forcimin e kapaciteteve të SPAK, situata po përmirësohet gradualisht. Sidoqoftë, procesi i vettingut nuk mund të jetë e vetmja politikë për të luftuar korrupsionin në drejtësi. Institucionet e tjera përgjegjëse për zvogëlimin e konfliktit të interesit, deklarimit të pasurisë ose transaksioneve të dyshimta, duhet të luajnë një rol shumë të madh. Shqipëria mund të ketë sukses vetëm nëse mundet të krijojë një sistem funksional kontrolli dhe ekuilibrash dhe të ndërrojë kulturën e ndëshkimit të korrupsionit, sidomos kur vjen fjala tek zyrtarët e niveleve të larta. Deri më tani SPAK ka bërë disa punë të mira, që duhet të vazhdojnë, dhe ne duam të shohim më shumë dënime për korrupsion, veçanërisht dënime të korrupsionit në nivele të larta.

DW: Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri, nëse i referohemi Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit?

Lidija Prokic: Nëse e krahasojmë me vendet që i konsiderojmë të suksesshme në kontrollin e korrupsionit në sektorin publik, është shumë e qartë se Shqipëria duhet të përmirësojë rezultatet e saj në të gjitha fushat. Kjo do të thotë se nëse reformat përqëndrohen vetëm në disa fusha atëherë nuk ka një përmirësim të qendrueshëm dhe reformat anti-korrupsion duhet të shoqërohen nga reformat demokratike. Vendi ka nevojë për mekanizma frytdhënës me qëllim mbajtjen nën kontroll të ndikimit aktual tepër të tepruar të ekzekutivit dhe duhet të mbështesë hapësirën qytetare, në mëyrë që organizatat e shoqërisë civile dhe media mund të veprojnë pa qenë nën presion ose të frikësuar. Zyrtarët publikë duhet ta kuptojnë se suksesi kundër korrupsionit do të jetë i kufizuar deri kur ata të lejojnë që vendimet që marrin të jenë të hapura për publikun. Nëse i referohemi raportit tonë të fundit, performanca e Shqipërisë është dobësuar veçanërisht kur flitet për rreziqe politike, përfshirë patronazhimin dhe nepotizmin, shkëmbimin e ndereve, vendet e përcaktuara të punës, mbajtjen sekret të financimit të partive publike dhe lidhje të ngushta e të dyshimta mes biznesmenëve dhe politikanëve. Performanca e demokracisë në Shqipëri ka qenë në stanjacion në pjesën dërrmuese.

DW: Politikanë shqiptare të të gjitha forcave politike janë akuzuar shpesh se janë të korruptuar dhe abuzojnë me pushtetin. A ndërthurret korrupsioni me sigurinë dhe çdo lloj tjetër konflikti?

Lidija Prokic: Hulumtimet tregojnë se korrupsioni minon qartë besimin tek qeveria dhe aftësitë e saj për të mbrojtur publikun, çka mund të çojë në rritje të kërcënimeve të sigurisë, të cilat janë të vështira për t’u kontrolluar. Nga ana tjetër, konflikti krijon mundësi për korrupsion dhe i lë pak hapësira qeverisë për ta luftuar atë. Pushtimi rus ndaj Ukrainës është një shembull i tmerrshëm i llojit të rrezikut që krijon korrupsioni ndaj paqes dhe sigurisë, si në shkallë vendi ashtu dhe ndërkombëtarisht. Me përvojën e luftërave dhe konflikteve ndëretnike dhe rrezikun në rritje të sigurisë si pasojë e luftës që po vazhdon në Europë, qeveritë në Ballkanin Perëndimor duhet t’i shndërrojnë përpjekjet e tyre anti-korrupsion, në një vëmendje të plotë tek politika e brendshme dhe e jashtme duke i dhënë përparësi transparecës, mbikqyrjes dhe përfshirjes së vërtetë të shoqërisë civile. Ata duhet ta luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta dhe të garantojnë se askush s’mund të abuzojë me pushtetin.

DW: Kosova ka shënuar 2 pikë ngjitje në klasifikimin tuaj, krahasuar me një vit më parë. Si e konsideroni këtë rezultat?

Lidija Prokic: Ky 2-pikësh më shumë se përmirësim domethënës, është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Ndër vite, ka pasur disa ndryshime ku Kosova ngjitej ose zbritej me dy pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ndryshimet në legjislacion gjatë vitit të kaluar, që rregulluan çështjen e financimit të fushatave elektorale dhe politike, le vend për optimizëm të matur. Sidoqoftë, ne nuk duhet të harrojmë se mungesa e zbatimit të ligjeve ekzistuese është një pengesë e madhe në rajon dhe derisa kjo situatë të ndryshojë, korrupsioni do të vazhdojë tëpengojë zhvillimin.

DW: Po në lidhje me Ballkanin Perëndimor, sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit në rajon dhe cili shtet po jep rezultate më të mira?

Lidija Prokic: Të pasurit sukses në luftën kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Në Ballkanin Perëndimor, do të thotë gjithashtu se përparimi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, varet nga aftësia e shteteve për të mbrojtur fondet publike dhe për të kontrolluar  në mënyrë efikase korrupsionin dhe krimin e organizuar./DW

Politike

“Unë frikë nga burgu? Po më habisni”, Meta ‘e lëshon’ Kryemadhin: Përgjegjësia është individuale!

Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, mirëpo ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, në Debat nga Alba Alishani, presidenti i Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu.

“Po ca burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë”, tha Meta.

Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollat e kalbura që bien nga pema”. Sipas tij, përgjegjësia është personale.

“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, përfundoi Meta 

 

Continue Reading

Politike

Meta s’i ndahet Dumanit: Ai është kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur në SPAK, për dosjen CEZ-DIA. I ftuar në A2 CNN në Debat me Alba Alishani, Meta tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.

“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën.  Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.

Ndonëse nuk ka më një retorikë të ashpër, si “Dumdumani” apo “palaço”, Meta ka vijuar akuzat në drejtim të Altin Dumanit.

“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, tha Meta.

Në këtë kuadër, tregon se nuk ka besim as te SPAK. Madje fakti që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në SPAK për Inceneratorët për Metën është shumë vonë pasi do duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë, pasi nuk ka asnjë incenerator. Gjithashtu, flet edhe për kërcënime për Arben Ahmetajn.

“Veliaj hëngri drekë në SPAK 7 orë, ça ka bërë atje, ai ka hedhur firma, ka rrëmbyer, uzurpruar kompetencat e këshillit Bashkiak, për gallatë atje.  Mbi SPAK ka qenë Agaci dhe pastaj ai tjetri. (…)Nëse kërcënohet një zv kryeministër që tregon fakte të qarta se si u synua të mbyllej një dosje e tmerrshme si e inceneratorëve ku autorë janë Edi Rama dhe general Agaçi, dhe ky person flet dhe tregon pronarin e vërtetë të inceneratorëve, nëse pastaj dilet dhe thua që gjykatat bëjnë ç’a themi ne. Me 4 mbiemra gjyqtarja izolon Berishën, që është lideri i partisë kryesore opozitare, izolohet se Rama e ktheu kompleksin sportivë në kulla betonit”, përfundoi Meta 

Continue Reading

Politike

Meta i përgjigjet Braimllarit: Ma kishit bërë partinë si autobusi i Kuçit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli për zhvillimet politike, mes të cilave dhe Konventën në partinë e tij që u mbajt pak ditë më parë, ku më herët ai i kishte shpallur luftë tradhtarëve dhe lidhjeve nepotike.

Ilir Meta deklaroi se nuk pati të shkarkuar nga Partia, por një ristrukturim, teksa shtoi se tashmë sipas statutit detyra janë të përcaktuara në vertikalitet.

“Kryetema ishin 5 prioritetet për miliona shqiptarë që ndalojnë shpopullimin dhe mbajnë të rinjtë këtu që të mos largohen për shkak të taksave. Meritokracia vendos në këtë forcë politikë. Ka qenë konventa më demokratike që ka ndodhur në Shqipëri. U çel me këngën “Për ty Atdhe” dhe u mbyll me “Ku ka si ty o Shqipëria ime”. Konventa kishte një çlirim energjish. Çfarë problemesh kishte Brahimllari. Nuk mund të ishte më nënkryetar pasi nuk ishte në statut. Kështu ndodhi dhe me Neshon dhe shumë të tjerë. Partia ka nevojë për drejtim të qartë, përgjegjësi të ndara, duhet një parti demokratike, të ketë fraksione. Por tani ka vertikalitet, presidenti është president dhe secili ka detyrën e tij. Nuk është shkarkuar askush. Dihej që nuk do të kishte më tradhtar. Nuk drejtohet partia si autobusi i Kuçit”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Luftë për mish të njomë”/ Berisha komenton deklaratën e Ramës për shpopullimin: Turp i shekullit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë gjatë takimit që mbajti një ditë më parë në Gjermani ku foli për shpopullimin. Rama e deklaroi largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi si një “luftë për mish të njomë”, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë të pëlqyer nga perëndimi pasi janë të bardhë.

Berisha e ka cilësuar këtë deklaratë si turpin e shekullit, ndërsa shton se Rama ka një përbuzje të madhe për qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij në tubimin qytetar Berisha përfundoi se 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë, nga keqqeverisja e Ramës.

“Këto zhvillime dramatike po rrokullisin kombin në honet e pasigurisë. Po bëjnë që shqiptarët të largohen pas sirianëve në luftë civile më shumë se të gjitha kombet e tjera nga vendi i tyre.Kreu i narkoshtetit, në aktin më cinik, më të turpshëm, deklaronte dje se fajin për këtë se ka Gjermania, pasi ju doni mish të freskët.

Urdhëroni të dashur qytetare dhe qytetarë, se çfarë koncepti ka ky për fëmijët tuaj, për vajzat tuaja, për djemtë tuaj. Një mish i freskët që shitet në Europë. A ka përbuzje më të madhe, përçmim më të madh? As Enver Hoxha, as Muamar Gadafi, as Asadi i Sirisë dhe asnjë njeri nuk zbret në këtë standard amoral. Të shpallë mish të freskët të rinjtë dhe të rejat që me politikat dhe vjedhjet që bën, i detyron të largohet nga vendi i tyre.

Miqtë e mi, në një vend të lirë, në një vend me ligj, qytetarët begatohen nga viti në vit.Po, liria sjell prosperitet. Liria sjell begati. Dhe në këtë Shqipëri dhe jo në ndonjë tjetër, gjer në vitin 2013, shqiptarët, ndonëse lëviznin, ndonëse kishte emigracion minimal, numri i tyre në Shqipëri, banorët në Shqipëri rriteshin nga viti në vit. Ndërsa sot, 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë. Dhe këta 1 milion e ca shqiptarë, Edi Rama që jeton për vete në saraje të ndërtuara me para të vjedhura, që jeton për vete mbi Tiranë në ajër të freskët, me kopsht 5 mijë metra, këta i quan mish i freskët. O turp i shekullit.O njeri i pashpirt.Po si të nxjerr ty goja një fjalë të tillë për të rinjtë shqiptarë, për fëmijët shqiptarë”,- tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Kreu i PL e uroi për fitoren/ Presidentja e RMV falënderon Metën në shqip, ja çfarë shkruan për integrimin

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për urimin që ky i fundit i shprehu pas fitores.

Davkova ka shprehur falënderimin e saj ndaj Metës në gjuhën shqipe në rrjetin social “X”, duke vlerësuar përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ajo shtoi se pret që me të njëjtin entuziazëm të vijojë udhëtimi i dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian.

“I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare.
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”, shkroi ajo në “X”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING