Connect with us

Kosova

Kos përgjigjet për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Po ndjek nga afër…

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar letrën e komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos e cila është një përgjigje nga Brukseli në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kamberi më parë i ka drejtuar një letër zyrtarëve të lartë të BE-së ku ka paraqitur shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Me përgjigjen e marrë deputeti thekson se shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin vëmendje nga institucionet në Bruksel.

Sipas përgjigjes së Kos, Komisioni i BE-së po e ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare si dhe situatën e shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Ajo ka theksuar se Serbia është e detyruar të zbatojë ligjin për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

“I nderuar z. Kamberi, Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE.

Në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, kemi theksuar në raportin tonë të Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, gjë që po rezulton në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar,” thuhet në përgjigjen nga Kos.

Advertisement