Connect with us

Kosova

Kosova bie pikiatë nga lista e BE-së, Unioni i ri ka halle të tjera

Strahinja Subotiç nga Qendra për Politika Evropiane tha se është në interesin e Beogradit që Kaja Kalas, shefja e ardhshme e politikës së jashtme të BE-së, e cila do zere vendin e Borrell, pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçak, të emërojë një emisar te ri I cili do mund ta trajtoje dialogun Kosove-Serbi në një mënyrë më objective dhe shtoi se Estonia, vendi prej nga vjen Kalas, e mbështet fuqishëm Kosovën.

“Estonia është një vend i largët, nuk ka aq shumë njohuri kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Ata mbështesin fuqishëm Kosovën, kështu që disa mund të vënë në dyshim objektivitetin e tyre” – theksoi Subotiç.

Sipas saj, Kalas “do të merret 110 për qind me Rusinë gjatë mandatit të saj”, si dhe me Izraelin, dhe se nëse ajo do të merrej me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, kjo do të ishte ndër prioritetet e saj të fundit, gjë që është e keqe për stabilitetin rajonal.

“Unë supozoj se edhe shtetet anëtare janë të vetëdijshme për këtë dhe në fakt do t’i kërkojnë asaj që të delegojë dike per dialogun mes Prishtines dhe Beogradit, që kërkon ende praninë e vazhdueshme të nje emisari special që do të udhëtojë pa ndalesë ndërmjet Kosoves dhe Serbise dhe që do të informojë në mënyrë adekuate të gjitha shtetet anëtare për situatën në terren”, theksoi Subotic.

Vetë propozimi që Kalas të jetë kreu i diplomacisë së BE-së, shtoi ajo, nuk është befasi duke pasur parasysh se ajo vjen nga Estonia, një vend që eshte kundërshtari më i zëshëm i Rusisë.

Advertisement