Connect with us

Kosova

Kosova dhe Serbia s’mund të anëtarësohen në BE pa i normalizuar raportet, thotë Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian se pa zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars) për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, asnjëra palë nuk mund të anëtarësohet në familjen evropiane.

“BE-ja ka krijuar në një farë mënyre një situatë ku njëra palë nuk mund të vërë veton ndaj aspiratave të tjetrës, domethënë nëse Serbia bën çfarë i kërkon BE-ja, kjo padyshim se të ndihmojë aspiratat evropiane të Serbisë. Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për Kosovën” – ka thënë Hill gjatë debatit për zgjerimin e BE-së të zhvilluar nga “Miqtë e Evropës” në Bruksel.

Liderët e BE-së presin që Kosova dhe Serbia te zbatojnë marrëveshjet e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve “pa vonesa dhe pa parakushte”, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë – kërkesë që BE-ja e quan “detyrë urgjente” dhe një ndër “hapat ekzistencialë” për aspiratat euro-atlantike.

Advertisement