Connect with us

Kosova

Kosova do t’u përgjigjet politikave ekspansioniste të satelitëve të Rusisë me koordinim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka rikonfirmuar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, në përvjetorin e tretë të agresionit të nisur nga Rusia. Ai ka vlerësuar qëndresën dhe rezistencën e popullit ukrainas kundër regjimit autokratik të presidentit rus, Vladimir Putin, duke theksuar se kjo luftë ka kërcënuar paqen dhe stabilitetin.

Ai nënvizoi se Kosova, në koordinim me shtetet demokratike, do të vazhdojë të kundërshtojë politikat ekspansioniste të Rusisë dhe aleatëve të saj në rajon, veçanërisht Serbisë, duke denoncuar ndikimin destabilizues të saj në Ballkanin Perëndimor.

Kosova ka mbështetur tërësisht masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duke iu bashkuar përpjekjeve perëndimore për të izoluar Rusinë dhe për të ndaluar përhapjen e ndikimit të saj malinj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, megjithëse Kosova ka ofruar mbështetje dhe solidaritet ndaj Ukrainës, duke përfshirë bashkëngjitjen në sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmave humanitare, ajo është gjithashtu e vetëdijshme për pozicionin e Ukrainës dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndodhur ende nga ky shtet.

 

Advertisement