Connect with us

Rajon

Kosova e Serbia, plan me nëntë hapa, për normalizimin e situatës në veri

Kosova e Serbia e kanë edhe një plan tjetër për të dalë nga situata që është krijuar në veri të vendit. Tani edhe Kryetari i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ka dërguar një propozim për normalizim dhe deeskalim të stuatë në veri të vendit. Ai ka thënë se ky propozim i është dërguar Prishtinës dhe Beogradit “të cilat duhet të komunikojnë dhe funksionalizojnë atë”.

Osmani ka thënë se “plani me nëntë hapa”, është plan nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ai si kryetar i OSBE-së”.

Ai ka bërë të ditur se propozimi i tij është një përpjekje plotësuese me organizatat dhe organet tjera ndërkombëtare për të normalizuar situatën në veri dhe që palët të kthehen në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

Advertisement