Connect with us

Kosova

Kosova e Serbia si Zombi, me zemra të shkëputura nga trupi i dialogut

Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë të kenë një marrëveshje për normalizim të raporteve ndërmjet tyre, ndonëse opinoni ndërkombëtar dhe ai vendor po punojnë rreth kësaj çështjeje.

Ndërkohë doalogu ndërmjet dy shteteve vazhdon të jetë epiqendra edhe për SHBA-të e për BE-në.

Këto mosmarrëveshje kanë marr vëmendjen edhe te ish-përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ai eshte shprehur se Kosova e Serbia nuk kanë perspektivë të besueshme të BE-së dhe se zemrat e tyre janë shkëputur nga trupi i dialogut, duke ikur si Zombi.

Nga analistët të tjerë kjo po konsiderohet edhe si paralajmërim se as në takimet e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të ketë përafrim qëndrimesh.

Advertisement