Connect with us

Kosova

Kosova e sigurt nga NATO, çelësi i stabilitetit rajonal, deklarata e Stoltenberg

“Për të siguruar gjithë rajonin është e domosdoshme të sigurohet stabiliteti në Kosovës” – kështu ka thënë Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Në një adresim për fund të vitit, ku ka falënderuar të gjithë ushtarët e aleancës veri-atlantike që janë të shpërndarë gjithandej botës për të ofruar siguri, ai ka folur për sfidat globale të kësaj kohe duke përmendur Ballkanin si një nga to. “Muajin e fundit kam takuar trupat e KFOR-it në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg, për të vazhduar fjalimin duke bërë të qartë se “ndihma për të mbajtur ambient të sigurt dhe të qetë në Kosovë është çelësi për stabilitetin edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”. “Jetojmë në një botë më të rrezikshme” – tha prerazi politikani norvegjez duke shtuar: Ka një luftë që po vazhdon në Evropë. Një luftë të re në Lindje të Mesme, tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten. Brutaliteti i terrorizimit mbetet dhe ndryshimet klimatike po sjellin konflikte.

Advertisement