Aktualitet
“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

Websajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe llogaritë e saj në rrjetet sociale kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.
Vetë Radio Televizioni Shqiptar ka pranuar në rrjetet sociale vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.
“Llogaria jonë ka qené subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë per te rikthyer siguriné dhe për të fshirë çdo permbajtje te papërshtatshme. Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.
Mediat e Kosovës pretendojnë se websajti është sulmuar nga hakerë serbë, të cilët pasi e kanë përvetësuar kanë filluar të postojnë lajme dhe tituj të rremë. “Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së.

