Connect with us

Kosova

Kosova jashtë loje/ Media gjermane: Kurti humbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka humbur mbështetjen e perëndimorëve edhe pse frika e qeverisë së Kosovës nuk është aq pa bazë. Kketo jane kryefjalet e medias gjermanishtfolëse rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Gazeta “FRANKFURTE  ALGEMAINE  CAITUNG” në analizën e saj me titull “Kosova jashtë loje” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që po e dëmton Kosovën, me gjasa me pasoja për një kohë të gjatë.

“Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia. Por Kosova eshte ajo qe tani po shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan, dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.

Advertisement