Connect with us

Kosova

Kosova ka nevojë për një qeveri të fortë dhe askush s’e di çfarë do të vendosë Trumpi

Aidan Hehir, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster në Angli, ka paralajmëruar se zhvillimet globale, krahas paparashikueshmërisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për Kosovën, për të kapërcyer ngërçin në të cilin është futur pas zgjedhjeve.

Në një intervistë për Kosova Press, ai ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve të reja në Kosovë. Hehir ka vlerësuar gjithashtu se përderisa amerikanët dhe evropianët janë duke i rishikuar angazhimet e tyre në politikën e jashtme, mungesa e një qeverie të fortë përballë këtyre vështirësive ka pasoja të mëdha për Kosovën.

“Kosova ka nevojë për një qeveri të fortë dhe stabile për të përballuar katër vitet e ardhshme që do të jenë shumë të vështira. Për aq kohë sa Trump është në pushtet në SHBA, situata do të jetë shumë e ndërlikuar. Zoti e di çfarë do të vendosë ai nesër kur të zgjohet. Pra, nga ky këndvështrim ndërkombëtar, nevojitet një qeveri e fortë”.

Ndryshe, mungesa e institucioneve të reja ka bërë që edhe aleatët të kërkojnë formimin sa më të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme për t’iu bërë ballë sfidave që e presin Kosovën, sikurse në nivel të brendshëm, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

 

 

Advertisement