Shkrime
Kosova në OKB, por gijotina ngrihet mbi aktivisten serbe
Një ditë tjetër ka zbardhur në botë, por nata në Serbi ende nuk kishte avulluar, pasi këtë herë pati një tjetër kryqëzatë që iu shtua 1 milion të tjerave që nga fillimi I vitit.
Një shpatë e gijotinë u ngritën kundër Sofija Todorović, drejtoreshë e programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut në Beograd, e cila kishte deklaruar dy ditë më parë se Kosova shpejt do siguronte një karrige në OKB.
Gjakrat e shumëkujt u ndezën për t’i shpjeguar Todoroviçit se Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e Kombeve të Bashkuara, pasi kjo është e pamundur, sepse është, siç thonë në pazar, zemra e Serbisë.
Dhe zemra e Serbisë, dihet, është e pamundur të ndahet nga truri i thartuar.
“Fshataret politike ne twitter e sulmuan kete grua se i tha te gjitha gjerat qe te tjeret nuk lejohen t’i thone, por fshehtas mendojne, nderkohe qe kerkojnë të kuptojnë pse Serbia nuk mund te dal nga humnera ku prej shumë vitesh ka rënë” – Kështu shkruan e përditshmja serbe ‘Danas’, e cila tregon se Sofijes I shkruan edhe grafite plot fyerje prane shtepise
“E mahnitshme, ajo nuk ka frikë. Ajo do të vazhdojë të flasë si dje, pardje. Dhe si një muaj më parë. Sepse ajo e di që kjo centrifugë do të zgjasë dy-tre ditë dhe pas kësaj askujt nuk i ndodh asgjë, pasi llumi do shkojë te viktima e radhës që do guxojë të thotë diçka” – vazhdon opinion i medias serbe, sipas së cilës, Sofija Todorović shkaktoi një cunami shekullor për të na hapur sytë dhe për të treguar se lufta në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 1999 nuk ishte vetëm një konflikt i armatosur midis ushtrisë dhe gueriljes, por ishte shkatërrim i planifikuar i popullit shqiptar.
“Nuk ishte një fushë beteje, por një shpellë e madhe për kryerjen e mizorisë dhe mizorive. Ajo shpellë më vonë u bë një varr masiv i madh që duhej të fshihej në frigoriferë në të gjithë Serbinë” – shkruan ‘Danas’
Gjithashtu në shkrimin e gazetes serbe thuhet se “Këto krime nuk janë vetëm momente të shëmtuara dhe të izoluara në historinë e Serbisë, por janë shprehje e çoroditur e rënies së thellë të moralit njerëzor. Pasojat e gjithë kësaj i ndjejmë edhe sot, pasi nga kriminelët e luftës I bëmë heronj dhe krimet e luftës, akte heroike.
“Ne ndërtojmë objekte kulti në çdo hap, mbajmë mure dhe veshim këmisha me fotot e zuzarëve më të mëdhenj të historisë serbe, këndojmë këngë thertore në çdo hap, krenohemi me vrasjet, përdhunimet, rrafshimin dhe granatimet, jetojmë për ditën që Rusia të vijë në këtë zonë, jetojmë për momentin kur Ushtria të kthehet në Kosovë” – shkruan Nikolla Krstiq, autori i editorialit, teksa dhe shton: Kosova gjithsesi është pjesë e botës, me të gjitha të mirat dhe të metat e saj, por këtë ende nuk na e ka thënë askush. E gjithë kjo duket si një sanatorium ku qytetarët jetojnë ekskluzivisht me imagjinatën e tyre, ndaj nxehen kur dikush u thotë se nuk kanë lidhje me realitetin.
“Fatkeqësisht, nata këtu në Serbi vazhdon ende. Dhe një dimër i gjatë po afron” – shkruan ‘Danas’