Connect with us

Kosova

KOSOVA NE SPROVE/ Trondit eksperti Kulla: Priten provokime të reja nga Serbia

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë ka folur në lidhje me çështjet e sigurisë në Kosovë, por në përgjithësi edhe për atë në rajonin e Ballkanit.

Si fillim, ai vlerësoi se situata është e tensionuar, por e qendrushme.

Sipas tij, konflikti në veri Kosovës është i llojit me intensitet të ulët dhe i ngrirë, por jo i shuar.

Në këtë pikë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që të kapen armatime të reja, apo edhe të përkeqësohet gjendja.

Kulla foli edhe për mungesën e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe për ndikimin që mund ta ketë fitorja e presidentit amerikan Donald Trump në rajonin tonë.

I pyetur a është tani koha që ndërkombëtarët të reagojnë dhe të ndryshojnë qasjen ndaj shtetit te kosoves, teksa ndodhet nen sanksionet e Unionit, Kulla u shpreh se “Është naive të kërkohet faji te ndërkombëtarët”

“Serbia ka lidhur interesat e saj me perëndimin më mirë se Kosova nga pikëpamja e investimeve të huaja direkte, prandaj dhe narrativa perëndimore ka ndryshuar. Është koha që udhëheqësia politike e Prishtinës ta kuptojë këtë dhe ta bëjë Kosovën më interesante për kapitalet perëndimore sesa Serbia” – theksoi eksperti I njohur

I pyetur se cfare ai pret nga fitorja e Donald Trump në SHBA dhe a do ndikojë pozitivisht për sigurinë në Kosovë dhe Ballkan, Ilir Kulla u shpreh se

Pret dy armëpushime nga konfliktet më të mëdha në kufijtë e rajonit tone.

“Do dëshiroja që të ketë dhe rikthim të vëmendjes mbi rajonin e Ballkanit, por nuk më gënjen mendja sepse e di që prioritet do të jenë Kina, Rusia, Irani, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine” – theksoi Ilir Kulla

 

Advertisement