Kosova
Kosova në target/ Franca zgjodhi presionin ndaj më të dobtit
“Beogradi po përdor veriun e Kosovës për destabilizimin dhe për të frikësuar Perëndimin duke e shantazhuar. Beogradi është i kënaqur me status quo-në në Kosovë, sepse nuk dëshiron njohje. Franca dhe Gjermania, në vend që të merren me rrënjën e problemit, që është regjimi në Beograd, zgjodhën të bëjnë presion në pjesën më të dobët, që është Prishtina, e cila është ende nën sanksione, ndërsa Serbia jo” – keshtu ka deklaruar Florent Marsiak, bashkëpunëtor i Institutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Por sipas tij edhe Prishtina nuk po sillet në mënyrë perfekte, por gjithashtu po mungon ekuilibri mes mënyrës se si trajtohen palët në këtë dialog.
“Por problemi është se deri tani ka patur vetem negociata teknike, jo se cili do jete qëllimi përfundimtar i dialogut. Dhe për sa kohë që ne nuk flasim për kete qëllim, qe eshte njohje de facto e Kosoves, ne do deshtojme. Franca ka deklaruar se eshte e zhgënjyer nga vonesat në zbatimin e marrëveshjes, Dialogu është bllokuar plotësisht. Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për ta rifilluar atë, nëse nuk e vendosim sërish kauzën politike në vend të parë ne bisedime dhe vazhdojme te kemi një sërë marrëveshjesh teknike mbi tavolinen e dialogut, që nuk do na cojne askund. Kjo nuk është në favor të stabilitetit rajonal” – deklaroi Marsiak