Shkrime
Kosova në tragjedi të pafund/ Spirali i dështimeve dhe populizmi i LVV
Që nga koha kur mori pushtetin, gati 4 vjet më parë, Albin Kurti para popullit ka evidentuar një armik kryesor: Serbinë, duke shpërfillur kështu totalisht problemet reale me të cilat përballet shoqëria kosovare.
Për historianin dhe filozofin, Yuval Noah Harari, historikisht mënyra më e lehtë për të galvanizuar njerëzit rreth një kauze të përbashkët ka qenë krijimi i një tregimi të bazuar në trillim.
Sipas tij, nese një politikan, do t’i tregonte popullit të gjithë të vërteten, gjasa për të fituar zgjedhjet do të ishte minimale. Prandaj një burrështetas për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe per ti angazhuar, në të shumtën e rasteve përdor ndenjën e frikës.
Aplikimi i frikës si metodë daton që nga Epoka e Gurit. Shqetësimi më i madh i një fisi në Epokën e Gurit, sipas Hararit, ka qenë se banorët nga fisi tjetër do të pushtojnë territorin e tyre apo do t’ua grabisin ushqimin. Ky shpjegim i publicistit izraelit me referenca parahistorike zë vend edhe në kohët moderne.
Metoda e mobilizimit të shoqërisë kundër një armiku të jashtëm, sipas disa komentatorëve politik, po i krijon jo pak favore të brendshme Qeverisë aktuale në Kosovë dhe Kryeministri Albin Kurti, teksa dhe me këtë metodë ai e ka paralizuar totalisht kritikën opozitare. Thirrjet e saj se kryeministri e ka vendosur vendin nën masa sanksionuese si dhe në izolim përmes përdorimit të Serbisë si gogol, sipas tyre, nuk e ka dëmtuar shumë reputacionin e Albin Kurtit në publik. Përkundrazi, ato kanë filluar të shihen si një e keqe e domosdoshme në funksion të një të mire më të madhe siç është ‘çlirimi i Veriut’. Të mos flasim këtu për shumë dështime tjera në sferën sociale dhe ekonomike të kësaj qeverie, të cilat thuajse janë margjinalizuar plotësisht nga diskutimet publike”
Ky paradoks, argumentojne ata, vërehet në një fakt të thjeshtë. Sipas shumë hulumtimeve, qytetarët e Kosovës ndonëse kanë listuar varfërinë, papunësinë, inflacionin si problemet e tyre kryesore, megjithatë janë të kënaqur me performancën e pushtetit të Kurtit
Sipas shumë analistëve, lëvizjet populiste si ajo e Vetëvendosjes në Kosovë, kur vijnë në pushtet e kanë problem që të prodhojnë rezultate në politika konkrete publike. Andaj, ato, në këtë rast edhe Lëvizja Vetëvendosje, në vlerësimin e tyre, zgjedhin narracione të ndryshme, te tilla si keq qeverisja e pushteteve te kaluara apo pengesat që vijnë nga ajo që quhet “Deep State”.
Disa vende, si pershembull SHBA, zgjedhin si temë imigracionin. Të tjerët sovranitetin, si pershembull Mbretëria e Bashkuar me BREXIT, kurse të tjerët me imperializmin e huaj (Venezuela, Irani etj).
Në krijimin e këtyre narracioneve nuk bën përjashtim as Kosova. Lëvizja Vetëvendosje në thelb ka qene dhe mbetet një formacion politik populist, dhe qeverisja, e pjellë prej saj, s’ka si të jetë ndryshe”- shpjegojnë komentatoret politike.
Duke u fokusuar tejmase në formulime të thjeshtëzuara populiste, ky formacion politik, sipas tyre, nuk ka ndërtuar asnjë strukturë politike brenda vetes, në mënyrë që me ardhjen në pushtet, ti adresojë politikat publike në atë mënyrë qe rezultatet të mos mungojnë.
Njohesit e zhvillimeve ne Kosove shprehen se “duke mos pasur program politik mbi politikat publike dhe mungesë të theksuar të burimeve njerëzore për zbatimin e politikave të caktuara, Vetëvendosja ka zgjedhur që qeverisjen për këto katër vjet ta mbështes në pengesat që po i bëhen Kosovës nga jashtë. Serbia, per ta, ka qenë mënyra më e lehtë dhe më efikase që të mbulohen dështimet, pershembull ne ekonomi, arsim, shëndetësi etj. Sipas tyre, te pakten deri ne 9 shkurt kur dhe do zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove, Serbina dhe “pengesat” qe po vijnë prej saj, partia në pushtet e Albin Kurtit do te bëjë çmos që ti shumëfishojë, t’i zmadhojë e t’i përsëris si refren në publik, në mënyrë që të flitet sa më pak për ekonominë, të flitet sa më pak për pagat e minatorëve, për testin PISA ne arsim etj.
Konflikti i Kosoves me Serbinë, sipas komentatorëve politik, ka formësuar jo vetëm identitetin kombëtar të Kosovës, por edhe psikologjinë shoqërore dhe kolektive të popullit. Veriu i Kosovës, në vlerësimin e tyre, është një pikë nevralgjike në këtë konflikt.
Analistet shprehen se “Çdo zhvillim në këtë rajon përcillet me reagime të forta emocionale, e ndonjëherë edhe me dhunë. Kjo ndodh sepse konflikti me Serbinë është një nga faktorët kryesorë që ka kontribuar në formësimin e identitetit kombëtar të Kosovës dhe në ndjeshmërinë e saj shoqërore. Për këtë arsye, konflikti me Serbinë është një pikë e fortë reference për çdo politikan kosovar.
Thënë këtë, ata vlerësojnë se kryeministri Kurti është një keqpërdorues i madh i këtij konflikti. Ai ka përdorur konfliktin me Serbinë për të avancuar agjendën e tij politike, sidomos në kohët kur ka dështuar në fusha të tjera të qeverisjes.
Sipas analisteve, Kurti ka instrumentalizuar Veriun e Kosovës dhe konfliktin me Serbinë për të mbajtur lart mbështetjen e tij politike, edhe pse në fund të fundit ai ka pranuar t’u japë serbëve të Kosovës autonomi politike që shkon përtej asaj që garantojnë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 dhe se eshte tragjike sesi Levizja Vetevendosje po vazhdon ta mbaje funksional propagandën për Veriun e Kosovës.