Shkrime
Kosova nën zjarr, shkundet Ballkani/ Kanosja si hije që vjen në janar…
Çështja mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë një temë shumë e ndjeshme. Provokimet, deklaratat dhe veprimet e shumta nga serbët kanë sjellë thirrje për një kujdes të shtuar për sigurinë në vend.
Së fundmi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë një rrezik për vendet që e pengojnë projektin e ashtuquajtur “bota serbe”.
Përveç Kosovës, Kurti ka përmendur edhe Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën si vende që ngacmohen nga Serbia.
Këto deklarime, sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti i bëri gjatë qëndrimi dyditor në Zvicër ku mori pjesë si folës kryesor në diskutimin e organizuar nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme.
Mirëpo duke u nisur nga kjo deklaratë, a mund të përballet Kosova me ndonjë provokim të radhës nga Serbia?
Në lidhje me këtë temë ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
Ai u shpreh se Kurti përveç rrezikut përmendi edhe ndikimin e zgjerimit ekonomik dhe politik të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia gjithmonë do të përbëjë rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që pengojnë projektin e “Serbisë së Madhe”, që tani e quajnë “bota serbe”, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina” – deklaroi Softa duke përmendur edhe ndikimin e zgjerimit ekonomik dhe politik të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, per te cilen gje theksoi se për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësore që të mbeten të ankoruar në vlerat e Bashkimit Evropian
Ndër tjera eksperti shtoi që Serbia po vazhdon me propagande dhe veprime në kufi të Kosovës. Sipas tij, Kurti paralajmëroi indirekt faktorin ndërkombëtar për rrezikun serb në një botë që po armatoset me shpejtësi.
Teksa kryeministri I Kosoves Albin Kurti ka paralajmeruar indirekt faktorin ndërkombëtar për rrezikun serb në një botë që po armatoset me shpejtësi, kur frontet e luftës të asaj që po përjetohet por dhe të asaj që po provokohet si në Gadishullin Korean por dhe në Taivan, dhe mundësia e një lufte të gjerë Izrael Iran dhe më gjerë, si dhe investimet që Kina dhe Rusia nuk dëshirojnë një zgjerim të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ku lufta për influenca gjeopolitika, ka rritur investimet e tyre, këto ngarkesa dhe shpërqendrime kanë frymëzuar endërren Serbe për influenca dhe territore si ish Jugosllavia”, analisti politikë Hidajet Ahmeti tha se Serbia në vazhdimësi bënë provokime në forma të ndryshme.
Ai theksoi që serbët po vazhdojnë me logjikë të njëjtë pasi ndërkombëtarët nuk po e dënojnë.
“Serbia në vazhdimësi bën provokime në forma të ndryshme. Nëse kthehemi në retrospektivën historike, Serbia funksionon me logjikën e njëjtë, por mënyrën e “luftës” e bën në një mënyrë më të sofistikuar. Serbia është shumë e vetëdijshme për veprimet e saj, por duke parë konstelacionin ndërkombëtar gjen mundësinë për të vazhduar me provokime” – theksoi Ahmeti, I cili gjithashtu nënvizoi që ambiciet e sëmura të serbëve nuk do të ndryshojnë për një kohë të gjatë.
“Ambiciet e sëmura të udhëheqësve serbë nuk do të ndryshojnë për një kohë të gjatë, pasi shteti serbë investon në vetëdijen kolektive shoqërore se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se Serbia e madhe është përtej kufijve administrative” – potencoi Ahmeti