Shkrime
Kosova nuk merret me forcë/ Janjiç: Njerëzit në Beograd e pranojnë realitetin
Analistët e vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një ngjarje që sposton kontestin ndërmjet Kosovës dhe Serbi nga dialogu i lehtësuar nga bashkësia ndërkombëtare për normalizim mes dy vendeve në çështje urgjente të sigurisë, por edhe që i jep fund mendimeve në Serbi se me forcë mund të arrihet ndonjë rezultat në Kosovë.
Analistë në Beograd vlerësojnë se sulmi i grupit të armatosur serb në Kosovë, nuk ishte i papritur, por një ngjarje e paralajmëruar, që pritet të ndryshojë parametrat e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar një realitet krejtësisht të ri mes dy vendeve.
“Do të jetë shumë e vështirë të menaxhohen dy gjëra, fillimisht, reagimi shovinist, etno-nacionalist rreth humbjes së kontrollit të territorit në pjesën veriore të Kosovës, gjë që ka ndodhur në realitet… Në këtë moment, përqëndrimi është në siguri dhe kjo nuk është gjë e keqe, sepse më në fund njerëzit do ta kuptojnë që zgjidhja nuk vjen me konflikte e dhunë dhe këtë duhet ta pranojnë. Jam i bindur se shumica e njerëzve që jetojnë në Beograd e pranojnë realitetin – realitetin që asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë”, deklaroi Dushan Janjiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike.
Sipas Janjiqit, Beogradi është i përfshirë në strehimin në Serbi te agresorëve që nuk u arrestuar apo dhe që nuk janë në spitale, në Prishtinë dhe Vuçic tashmë e ka pranuar përgjegjësinë kur e përcaktoi ngjarjen si protestë e qytetareve serbë dhe jo të kriminelëve
“Nuk ma merr mendja se do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situates në Kosovë. Nëse Beogradi ka dashur të bëjë diçka, tani është e qartë që një gjë të tillë nuk mund ta bëjë në Kosovë. Ndoshta mund ta bëjë në Bosnjë, por në Kosovë, kjo vatër e nxehtë është tani e mbrojtur nga BE-ja, NATO-ja dhe prania amerikane”, theksoi Janjic, duke shtuar se njerëzit në Serbi janë shumë të frikësuar nga një luftë e re
Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike ne Serbi, tha se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të flasin me një zë për të gjitha çështjet e rëndësishme. Por, sipas tij, janë Shtetet e Bashkuara ato që tani duhet të vihen në krye të proceseve.
Sipas Janjic, Rusia mund të ketë qenë e përfshirë në atë që ndodhi.
“Beogradi duhet ta ndryshojë politikën e tij dhe Vucic me siguri nuk do të përkrahet shumë nga Rusia. Moska tashmë po bën llogari me njerëz të rinj në Beograd, një lloj tregtie… Kosova nuk është shënjestra kryesore apo pikë interesi rus por është pikë e rëndësishme për t’u përleshur dhe luftuar me NATO dhe për ta shpërndarë luftën nëpër tërë Evropën” – theksoi Janjic