Connect with us

Kosova

Kosova s’do të pranojë marrëveshje me Serbinë/ Flet profesori britanik

Profesori britanik nga Qendra për Gjeopolitikë në Universitetin Cambridge në Britani të Madhe, njohës i politikës së Evropës Qendrore dhe Lindore, Timothy Less ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka shprehur besimin se nuk sheh përparim, ndonëse ai do të vazhdojë, teksa edhe ka dhënë tre arsye.

Less tha se është veçanërisht e keqe nga perspektiva e Kosovës, së cilës i është kërkuar që t’i lëshojë autonomi serbëve pa ndonjë garanci për njohje nga Serbia. Por, sipas tij, as Serbia nuk është e prirur për arritjen e ndonjë marrëveshjeje pasi tha se qëllimi i saj është të ndajë Kosovën dhe të integrojë veriun dhe se marrëveshja që do të arrihej, u ofron serbëve të Kosovës vetëm autonomi.

“Nuk mendoj se Kosova do të pranojë ndonjë marrëveshje që zyrtarizon autonominë për serbët – qoftë ky varianti i fundit apo ndonjë tjetër – pa një garanci përkatëse që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ndoshta as atëherë”, tha Less, i cili duke folur për aspektin e sigurisë, sidomos pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, deklaroi se sheh mundësi për tensione të tjera në veri.

Advertisement