Connect with us

Rajon

Kosova shpejt në OKB/ Lajcak me opozitën serbe: Të mos kundërshtohet hyrja

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak është takuar në Beograd edhe me përfaqësuesit e opozitës me të cilët ka biseduar për procesin e negociatave dhe propozimin franko-gjerman.

Ai eshte shprehur se BE-ja i ka dëgjuar se cilat janë “vijat e kuqe” të Serbisë për marrëveshjen e mundshme me Kosovës, por edhe ka theksuar se kërkohet nga Serbia që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e  Kosovës në OKB, siç e specifikon edhe Neni 4 i propozimit evropian për normalizim të raporteve.

Në këtë takim me opozitarët serbë, Lajcak ka treguar se Vuçiç i ka thënë edhe kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron se “vijat e kuqe” të Serbisë janë anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Advertisement