Connect with us

Aktualitet

Kosova-Shqipëria/ Andoni: Ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona

Kryeministri iKosovës Albin Kurti refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në takimin joformal, ku morrën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë, analisti Ben Andoni ka thënë se mos-prezenca e Kurtit “zuri të gjithë informacionin në Tiranë”, duke nënkuptuar që ky fakt ka marrë më shumë vëmendje.

“Ka diçka që nuk shkon tashmë mes dy vendeve tona, në sensin që nuk ka kuptim të lësh një takim, i cili ishte një takim informal por ishte përgatitor i vendeve të Ballkanit Perëndimor, përsa i përket projekteve të së ardhmes brenda Procesit të Berlinit” – ka thënë Andoni, teksa dhe theksoi se Tirana është vetëm organizatore dhe në lidhje me gjithçka tjetër merret Bashkimi Evropian (BE).

“Në këtë samit vendet tona duhet të jenë me projekte gati, duhet të jenë vende që paraqesin ide të qarta, dhe mendoj që mungesa e Kosovës zyrtare duket se ka zënë peshën më të madh të së gjithës”, ka shtuar Andoni duke theksuar gjithashtu  se e sheh Kosovën “jashtëzakonisht problematike” në të gjitha çështjet e brendshme, duke theksuar se raportet mes Kurtit dhe Ramës nuk janë normale.

Advertisement