Politike
Kosova, Shqipëria, Rruga e Tretë dhe Edi Rama/ Ja përse Zoti dhe kombi nuk i do liderët e korruptuar
Një artikull i gazetës “Republika” në Itali, ka hedhur dyshime rreth një filozofie të një rruge të tretë përsa i përket konstruktimit të Bashkimit Europian. Në këtë projekt të lobimit për një Evropë konfederale, shkruan gazeta, është përfshirë fillimisht ish kryeministri britanik Tony Blair, i cili më herët ka tërhequr pas vetes edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas analistit politik, doctor Enver Bytyçi, pasioni i jashtëzakonshëm i kryeministrit shqiptar për të mbështetur aleatët e Moskës në Europë sigurisht që shpjegohet me afeksionin emocional të tij për Rusinë. Por dhe me projektin e Tony Blair për konfederatën e shumë dëshiruar nga Kremlini, pavarësisht se e gjitha kjo duket si një film horror.
Bytyçi shkruan se kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur anën e regjimeve autokrate. Sepse nuk mund të bëjë ndryshe. Pra, ai është bashkuar me të korruptuarit e të gjithë Europës, përfshirë Nikolla Sarkosy, i cili këto ditë doli me një deklaratë për ujdi, pajtim dhe marrje në konsideratë të Rusisë si faktor dhe domosdoshmëri për bashkëpunim të Europës me Rusinë.
“Se si mund të bëhet militant i zbatimit të këtyre projekteve një kryeministër shqiptar, kjo është e çuditshme. Sepse një projekt i tillë shkon në dobi të armiqve të shqiptarëve nëKosovë e Shqipëri. Megjithatë jemi para një fakti të kryer” – shkruan Bytyci, i cili gjithashtu thekson se “Edi Rama nuk është bashkuar rastësisht në një shkretëtire politike me Aleksandër Vuçiç. Ai me ndihmën e sponsorizimin e Beogradit dhe të Soros i është bashkuar një lëvizjeje anti-shqiptare e pro serbo-ruse me një qëllim – shkatërrimin e qënies nacionale në Kosovë e Shqipëri.