Connect with us

Kosova

Kosova s’ka legjitimitet të hyjë në ndërtesat komunale në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se kupton që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, mund të kenë të drejtë të ushtrojnë funksionet e tyre, por nëse hyrja e tyre në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore të armatosura rëndë, atëherë ata kanë “zero legjitimim politik”.

“Mendoj se shumë gjëra po shkojnë keq në Kosovë teksa shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale. Na duhet të mendojmë për mundësi dhe opsione të tjera.

Sipas zyrtares së lartë evropiane, duhet një zgjidhje që do të përfshinte edhe banorët locale serb që janë shumica në këto komuna.

“Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it dhe të ambasadës sonë këtu. Pra, i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme” – deklaroi Viola von Cramon

Advertisement