Connect with us

Kosova

Kosovë-Covid-19/ mbyllen dyert e universiteteve, mësimi do të realizohet online

Kosova ka mirtuar masat e reja për ruajtjen nga Covid-19.

Sipas mediave, Qeveria e Kosovës i ka miratuar sot masat e reja kundër përhapjes së COVID-19, të cilat janë prezantuar, ditën e djeshme nga kryeministri Avdullah Hoti.

Me këto masa, pavarësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjenden komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë.

Ndërkohë, për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private të organizohet në formën online.

Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së,”- thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor). Gjithashtu, Qeveria ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *