Kosova
Kosovë/ Koalicioni Kurti-Haradinaj
Teksa partite opozitare në Kosovë dolën kundër kryeministrit me rastin e arritjes së një marrëveshje me Serbinë në Ohër me 18 mars, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj i doli përkrah Albin Kurtit, edhe pse jo larg ai e qunate kete te fundit mashtrues
Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti thotë se kjo afërsi e Kurtit me Haradinajn mund të shihet si sinjal i një koalicioni në të ardhmen mes Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Vetëvendosja po e sheh si xhoker AAK-në në zgjedhjet e ardhshme nëse s’do të arrij e vetme t’i fitojë ato, kurse partia e Haradinajt eshte e lodhur pa pushtet, dhe po vjen verdalle në kërkim të strehës së pushtetit” – Tha Mehmeti