Kosova
Kosovë/ Sekuestrohet tjetër arsenal arm*ësh në veri, Sveçla: Janë të grupeve krim*inale që sulmuan në Banjskë! Ndalohet dhe një ish zyrtar i policisë
PRISHTINE – Policia e Kosovës konfiskoi më 14 maj 2024 një sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në një konferencë për median, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla foli për bastisje të kryera në rrethinën e Zveçanit, kah pjesa e Rudares pas informacioneve të kryera nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.
Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë”, tha Hoxha.
Eshtë ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se ka lidhje me armmët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se mbetjet kriminale të Milan Radojçiçit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit
“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona. Mbetjet kriminale të Milan Radojçiçit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë. Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiç’ shkruan Ministri Sveçla, duke publikuar dhe foto nga armatimi.
Prej sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar disa herë arsenal armësh në pjesën veriore.
Në shtatorit të 2023-ës, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.Në shkëmbim e sipër të zjarrit u vranë tre sulmues. Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi mohon diçka të tillë.Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Ai aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol.