Rajon
Kosovë-Serbi/ Degradon destruktivi Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkovic, ka degraduar me gjuhën e tij destruktive në raport me Kosovën.
Teksa komentonte zgjedhjet në Veriun e Kosovës, Petkoviq ka deklaruar për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se “donte t’i detyronte serbët të votonin në kontejner”.
“Por serbët e dërguan Kurtin në kontejner”, është shfrenuar Petkoviq.
Sipas tij, tashmë komunat veriore me shumicë serbe do të qeverisen nga shqiptarët.
“Zgjedhjet treguan realitetin e ri që po shfaqet dhe se serbët kanë theksuar se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe progres derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Petkoviç

