Connect with us

Rajon

Kosovë-Serbi/ Lajçak: Palët janë të detyruara të zbatojnë çdo nen të Marrëveshjes

Emisari europian Miroslav Lajcak, lidhur dialogun mes Kosoves dhe Serbise, tha se palët janë të detyruara që te zbatojnë plotësisht çdo nen të marrëveshjes së Ohrit.

“Nëse lexoni marrëveshjen, nëse lexoni aneksin, aty thuhet mjaft qartë se palët janë zotuar. Jemi fokusohemi që të nisim me çështjet që mund të kryhen nga Serbia dhe Kosova. Nuk duhet tani të nxjerrim qerren para kalit” –  tha Lajçak.

Kosova dhe Serbia më 18 mars arritën një marrëveshje që u cilësua historike dhe Kryeministri Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u morën vesh për ta zbatuar propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve. BE-ja dhe SHBA-ja e mirëpritën marrëveshjen duke kërkuar zbatim të shpejtë dhe të plotë të saj.

Advertisement