Rajon
Kosovë-Serbi – Rritet presioni por marrëveshje s’ka/ Flet ish diplomati serb
“Nga takimi i ardhshëm i presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk duhet pritur asnjë rezultat i prekshëm”, ka deklaruar ish-diplomati serb Zoran Milivojeviq.
Sipas tij, nuk duhet të kemi asnjë pritshmëri sepse Serbia nuk do të heqë dorë nga “qëllimet dhe interesat e saj kombëtare dhe shtetërore” dhe se “nuk ka bisedime pa Asociacionin”, por jo si temë për diskutim, por si zbatim i plotë.
Ish-diplomati serb tha gjithashtu se “Nuk do të ketë asgjë të prekshme, por presioni do të rritet, sepse gjërat po ndërlikohen në skenën globale. Dhe nëse Xi Jinping shkon në Moskë, atëherë nervozizmi në Perëndim do të rritet dhe presioni ndaj Serbisë së bashku me të”