Rajon
Kosovë-Serbi/ Të pagjeturit zhdukin miliarda euro
Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, deklaroi se ka nisur zbatimi i planit “franko-gjerman” për Kosovën me nënshkrimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me dhunë dhe detyrim gjatë Luftës së vitit 1999, dhe vlerësoi se Serbisë mund t’i kushtojë qindra milionë, dhe madje edhe miliarda euro në të ardhmen.
Jeremiç theksoi se rezultati i parë i zbatimit të marrëveshjes është jashtëzakonisht i pafavorshëm për Serbinë dhe se zbatimi i pikave të tjera do të çonte në pasoja jashtëzakonisht më të rënda, të pariparueshme për interesat kombëtare serbe.