Connect with us

Kosova

Kosovë-Serbi zgjidhet brenda natës/ Sipas profesorit amerikan Edward P. Joseph

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka folur sërish në lidhje me Propozimin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke e ofruar pikëpamjen e tij se si mund të zgjidhej problemi “brenda natës”.

Sipas tij, çështja në fakt është fare fare e thjeshtë, dhe sipas tij bëhet duke I bashkuar dy vendet në NATO dhe Putini nuk do ta ketë më Serbinë si partnere për ta destabilizuar Kosovën.

Por, si mund të bëhet e mundur që 5 shtete të BE-së ta njohin Kosovën?

“Mund ta zgjidhim problemin e Kosovës brenda natës. Vendet mosnjohëse të Kosovës janë të frikësuara. Por, kush po I nxit separatistët në Katalonj, ta zëmë? Është Rusia që po e bën këtë gjë.” – argumentoi profesori amerikan

Profesori Joseph deklaroi se tashmë invazioni rus i ka dëshmuar edhe Ukrainës se duhej të heq frikën që ka nga njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përmendi deputetin Goncharenko që prej shumë kohësh po bën fushatën e tij për ndryshimin e qëndrimit të Kievit karshi pavarësisë së Kosoves.

“Vladimir Putin po përfiton nga ndasia në Perëndim për Kosovën… Para shkurtit 2022, çështja e Kosovës ishte problem rajonal. Por, tani është ndryshe. Është një problem për krejt ne.” – theksoi Joseph.

Në elaborimin e tij fare të thjeshtë ai u mor edhe me Propozimin Evropian, duke e quajtur një propozim me themele të plasaritura.

“I respektoj përpjekjet që BE-ja me ShBA-në po bëjnë. Askush nuk ka bërë diçka të gabuar. Por, fakti mbetet se i gjithë projekti, plani franko-gjerman, është i bazuar në themele të shtrembra për shkak të plasaritjeve brenda BE-së dhe NATO-s. Fakt është që ka katër/pesë shtete qe nuk e njohin Kosovën, dhe ky është problemi.” – tha ish-zëvendës-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Advertisement