Kosova
Kosovë/ Sot tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit

Këtë të diel, do të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Kosovës.
Kjo është tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.
Aktualisht konstituimi ka mbetur i bllokuar te pika e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.
Vetëvendosja si parti e parë ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nuk ka gjetur mbështetjen tek opozita .

