Kosova
Kosovë, urime për Zajednicën, dhuratë nga kryeministri Albin Kurti
Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi se e pranon planin e BE-së.
“Kosovë, urime themelimin e Zajednicës, dhuratë nga Kryeministri, shkëlqesia e tij z. Albin Kurti” – shkruajti Tahiri në faqen e tij në facebook.
“E pranoi planin franko-gjerman. Pa pasur guxim të thotë se cili është në të vërtetë ai plan, çfarë përmban, sa pika, sa prej tyre janë pika kompromisi e sa në favor të Kosovës dhe në përputhje me kushtetutën. Pra, katër ditë rezistencë prej letre dhe kushtet e Kurtit, me gjasë do mbahen mend për avullim në kohë record” – tha Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kosovë.
Dje më 6 shkurt, Kryeministri Kurti tha se e kishte pranuar propozimin evropian për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë” duke e konsiderojmë gjithashtu si bazë e mirë për diskutime të mëtejshëm dhe si një platformë solide për të ecur përpara”.