Connect with us

Kosova

Kosovën e kemi humbur, por serbët fusin kokën në rërë

Sipas Milan Protiq, historian, politikan dhe diplomat serb, “I vetmi hir shpëtimtar për Serbinë dhe popullin serb është që Kosova të marrë një vend në Kombet e Bashkuara dhe Serbia të bëhet menjëherë anëtare e Bashkimit Evropian”

Ai deklaroi në një intervistë për ‘Demostat’ se Serbia duhet të gjejë një mënyrë për të mbijetuar si vend dhe që serbët të mbijetojnë si popull

“Serbia, Perendimi dhe SHBA duhet ti bëjnë këto lëvizjes dhe më pas, Vucic duhet të përpiqet ti mbush mendejn popullit se kjo ishte e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pozitë tragjike në të cilën ndodhemi.

“ Serbët duhet të vënë gishtin kokës, të largojnë marrëzirat me termat jugosllavizëm, titizëm, komunizëm dhe të paangazhuar” – tha Protiq, sipas te cilit, anëtarësimi në NATO është më shumë një avantazh sesa një disavantazh.

“Për disa do të ishte paradoks nëse Aleksandar Vuçiq do ta fuste Serbinë në BE. Edhe unë nuk besoj Vuçiç do ta bëj pasi ai nuk ka as guxim dhe inteligjencë” – theksoi diplomati serb duke shtuar se shumë njerëz në Serbi nuk duan ta pranojnë se Kosova është e humbur dhe e fusin kokën në rërë duke deklaruar budallallëqe

 

Advertisement