Connect with us

Rajon

Kovaçevski nga Qafë Thana: BE s’ka kufi, nuk ka pse të ketë as Ballkani

Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar. Rama ndodhet në Qafë Thanë së bashku me Kovaçevskin, për të monitoruar programin. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesvki deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, e me heqjen e kësaj pengese, tashmë do të ketë përfitime të mëdha ekonomike për dy vendet.

“Rezultati i këtij bashkëpunimi është fakti se sot jemi këtu bashkë në kalimin kufitar Qafë-Thanë, ku theksojmë fillimin e start shop. Sot mundësojmë qarkullimin më të shpejtë dhe kalimin e kapitalit më shpejt. Kjo rrit shoqërimin mes njerëzve, diçka që prej një shekulli mungonte mes dy vendeve. Sot ne jemi shembull se si duhet të jenë dy shtete fqinje. Me anë të kësaj ne lehtësojmë tregtinë e 11 kompanive. Kështu ne mundësojmë qasje më të lehtë, në porte etj.

Sot shënojmë fillimin e “one stop shop” mes dy kalimeve kufitare, por do bëhet edhe Korridori i 8, ku për 5 vite do të bëhet realitet. Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Ky korridor mund të ketë financim në BE dhe do të mundësojë realizimin e hekurudhës. Anijet do të arrijnë në Strugë, ku deri tani nuk e mendonte njeri. Unë jam një prej atyre që përsërit se nuk na duhen kufi.

S’ka në BE, s’ka pse të ketë në Ballkan. Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mira se kurrë. Ajo që prej nesër vijon është rritja e kapaciteteve të punonjësve këtu, por edhe në infrastrukturë, ku pritja në kufi do të jetë më e pakët”.

Advertisement