Politike
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja kur do e festojë Rama fitoren

Socialistët festojnë fitoren e 11 majit të hënën në mbrëmje.
Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.
Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi sipas tyre u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.

