Connect with us

Politike

Krah Zelenskyt dhe Starmer, Rama ndan foton familjare nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Britaninë e Madhe ku po merr pjesë në punimet e Samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian ka ndarë edhe foton familjare të aktivitetit.

Në foton e ndarë nga Rama, ky i fundit ndodhet në rreshtin e parë, ndërsa në krah të tij ndodhen kryeministri britanik Keir Starmer dhe në anën tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Charles III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Charles Michel dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Advertisement